Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Inter Miami deklarohet rreth së ardhmes së Lionel Messit

Lionel Messi

Eliminimi i Inter Miamit nga Kupa e Botës për Klube pati pasoja. Inter Miami u eliminua nga kampioni i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini. PSG-ja fitoi thellë 4:0 skuadrën e Inter Miamit.

Superylli i futbollit reagoi pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube.

Messi përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se qëllimi i Miamit ishte të arrinte deri në një të tetën e finales.

“Është fundi i Kupës së Botës për Klube për ne me një humbje ndaj kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve. Ne largohemi krenarë që e arritëm qëllimin tonë për të përfunduar në 16 vendet e para të turneut”, ka shkruar Messi.

38-vjeçari, Messi, pjesë e Miamit është nga viti 2023. Në 63 ndeshjet e zhvilluara deri më tani me klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Messi ka shënuar 50 gola dhe i ka bërë 24 asistime.

Edhe Messi shënon supergol Futboll Messi shënon supergol

Pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube, ylli i ekipit, Messi, u bë subjekt i thashethemeve të shumta në lidhje me të ardhmen e tij, veçanërisht gati një vit para se të zhvillohet Kupa e Botës 2026.

Për të sqaruar çdo dyshim në lidhje me të ardhmen që e pret yllin argjentinas, Inter Miami doli me deklaratë dhe sqaroi se të dyja palët kanë një qëllim të përbashkët  për të rinovuar kontratën aktuale.

Por cila është situata e Lionel Messit?

Ardhja e njërit prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të MLS ishte një ngjarje e madhe dhe, natyrisht, mbajtja e tij është një sfidë e madhe për menaxhmentin e klubit nga Miami.

Sipas deklaratës zyrtare të ekipit, ideja që të dyja palët duan të rinovojnë kontratën i emocionon tifozët dhe njerëzit brenda ekipit, duke nxitur shpresat që ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së të vazhdojë të paraqitet në MLS për një kohë më të gjatë.

Edhe Zyrtare: Lionel Messi ftohet nga Argjentina Futboll Zyrtare: Lionel Messi ftohet nga Argjentina

Lionel Messi ka hyrë në fazën përfundimtare të karrierës së tij profesionale. Duke pasur parasysh pasionin, sulmuesi Messi pritet ta udhëheqë vendin e tij, Argjentinën në Kupën e Botës 2026.

Turneu do të zhvillohet në mesin e vitit të ardhshëm, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikën dhe Kanadanë si vende pritëse. E udhëhequr nga Lionel Scaloni, skuadra argjentinase është kampione në fuqi dhe si Messi ashtu edhe bashkëlojtarët e tij të ekipit do të jenë të etur për të mbrojtur titullin që e fituan në Katar në vitin 2022.