Ajo që u raportua të martën gjatë ditës, tashmë është zyrtare. Superylli i futbollit, Lionel Messi, është përfshirë në në listën e lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni.
Sulmuesi i Inter Miamit, do të luajë një ndeshje përshëndetëse për Argjentinën, një muaj e gjysmë pasi humbi finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës me rezultat 1:0.
Argjentina do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore kundër Bolivisë më 30 shtator, Burkina Fasos më 3 tetor dhe pas tri ditësh ndaj Beninit, kur edhe do të jetë ndeshja përshendetëse e Messit. Ndeshja d otë luhet në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit.
Messi njoftoi, përmes një mesazhi të gjatë të shkruar me dorë në Instagram, fundin e karrierës së tij ndërkombëtare, kulmi i së cilës ishte Kupa e Botës e fituar në Katar në vitin 2022.
Rekordi i tij përfshin gjithashtu dy tituj radhazi të Kupës së Amerikës të fituar në vitet 2021 dhe 2024. Në total, lojtari i konsideruar nga shumë si futbollisti më i mirë në histori ka luajtur 207 ndeshje me ekipin përfaqësues argjentinas, ka shënuar 125 gola dhe ka dhënë 68 asistime.