Portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel, i ka kërkuar falje yllit të Bayern Munchenit, Ismael Saibari.
Saibari u lëndua gjatë një dueli me portierin zviceran, në ndeshjen e fundjavës mes ekipeve më të mëdha gjermane.
Marokeni Saibari për shkak të lëndimit u detyrua t’i nënshtrohej operimit në nyjën e këmbës.
25-vjeçari do të mungojë të paktën tre muaj.
Kobel përmes një postimi në rrjetet sociale i kërkoi falje Saibarit dhe i uroi shërim të shpejtë.
Saibari e falënderoi Kobelin për kërkimfaljen dhe e vlerësoi shumë.