Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Konfirmohet mungesa e gjatë e Albian Hajdarit

Albian Hajdari

Mbrojtësi Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar. Kështu ka raportuar të hënën “Kicker”.
Hajdari së fundmi operoi shputën e këmbës së djathtë, ndërsa më herët operoi gjurin e majtë. 
Lëndimin e shputës Hajdari e pësoi gjatë një stërvitje me Hoffenheimin, ndërsa meniskun e gjurit të këmbës së djathtë e lëndoi gjatë grumbullimit të fundit me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“’Kicker’ ka shkruar se qendërmbrojtësi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në meniskun e dëmtuar dhe për këtë arsye do të jetë jashtë fushave për pjesën tjetër të vitit. 

23-vjeçari për Hoffenheimin këtë edicion ka luajtur gjashtë ndeshje në të gjitha garat.

Mungesa e Hajdarit është e madhe për Hoffenheimin, por edhe për Kosovën, e cila këtë muaj i luan dy ndeshje vendimtare për Ligën e Kombeve, kundër Izraelit dhe Irlandës.