Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në Argjentinë, po flasin për “vallëzimin e fundit” të Messit

Lionel Messi

Superylli i futbollit, Lionel Messi, njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar më 31 gusht në moshën 39-vjeçare. Tani ai mund të luajë një ndeshje përshëndetëse për Argjentinën.

Sipas Federico Bueno, gazetarit të ESPN, që mbulon ngjarjet e përfaqësueses së Argjentinës, emri i Messit është në listën që përzgjedhësi, Lionel Scaloni.

Argjentina do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore kundër Bolivisë më 30 shtator, Burkina Fasos më 3 tetor dhe pas tri ditësh ndaj Beninit.

Një muaj e gjysmë më herët, Argjentina, e humbi finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës me rezultat 1:0.

Messi njoftoi, përmes një mesazhi të gjatë të shkruar me dorë në Instagram, fundin e karrierës së tij ndërkombëtare, kulmi i së cilës ishte Kupa e Botës e fituar në Katar në vitin 2022. 

Rekordi i tij përfshin gjithashtu dy tituj radhazi të Kupës së Amerikës të fituar në vitet 2021 dhe 2024. Në total, lojtari i konsideruar nga shumë si futbollisti më i mirë në histori ka luajtur 207 ndeshje me ekipin përfaqësues argjentinas, ka shënuar 125 gola dhe ka dhënë 68 asistime.