Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

A do ta ndryshojë Argjentina “identitetin” pa Messin?

Lionel Messi

Përzgjedhësi i Argjentinës në futboll, Lionel Scaloni, tha se do të kërkojë një mënyrë të re loje pas pensionimit të Lionel Messit.

Ekperimentet taktike ka thënë se do t’i bëjë në ndeshjet miqësore.

Testi i parë i Argjentinës në epokën pas Messit nis të enjten kundër Bolivisë.

“Do të gjejmë një mënyrë për të luajtur ndryshe. Kjo është arsyeja e këtyre ndeshjeve, për të eksperimentuar. Megjithatë, stili ynë bazë ende sillet rreth kontrollit të topit. Nga aty do të shohim se si do të përshtatemi”, ka thënë Scaloni në konferencë për shtyp.

Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Argjentinës me 125 gola.

Messi njoftoi tërheqjen nga Argjentina në fund të gushtit dhe do të luajë ndeshjen përshëndetëse kundër Beninit në stadiumin “Monumental” javën e ardhshme.

Fanella me numrin 10 do të mbetet i pashfrytëzuar deri në ndeshjen lamtumirës të Messit.

Scaloni ka thënë se ende nuk e kanë vendosur se kujt do t’ia japin fanellën me numrin 10 pasi Messi të luajë ndeshjen përshëndetëse.