Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, u rikthye në fushë, dy javë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës.
Superylli argjentinas, Messi, luajti për Inter Miamin në ndeshjen kundër Columbus Crew që përfundoi baras 2:2.
Messi u inkuadrua në minutën e 53-të kur ekipi tij Miami ishte duke fituar 2:1 falë golave të Luis Suarez dhe Noah Allen në pjesën e parë.
Tre minuta pas inkuadrimit, Messi doli në rast për gol, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës së portierit të Columbus.
Miami pësoi golin e barazimit në minutën e 84-t.
Megjithatë, skuadra vendase pati një shans tjetër në minutën e tretë të kohës shtesë për të shënuar kur Messi mori një top brenda zonës dhe e goditi me kokë, por përfundoi mbi portë.
Edhe
Goli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit
Një minutë më vonë, Messi doli sërish në rast për gol, por topi përfundoi mbi portën kundërshtare.
Përveç Messit, edhe Rodrigo de Paul i Argjentinës u rikthye për të ngritur nivelin e mesfushës së Miamit.
Megjithatë, Miami luajti baras 2:2 në rikthimin e Messit pas Kupës së Botës 2026.
Messi is back after leading Argentina to its second-straight World Cup Final appearance. 👏 pic.twitter.com/F91Bo3BC4v