Në vitin 2016, Lionel Messi u tërhoq nga përfaqësuesja e Argjentinës. Pas disfatës nga Kili në finalen e Kupës së Amerikës, në të cilën Messi humbi një penallti në serinë e goditjeve nga pika e bardhë, ai nuk mund të duronte më shumë dhimbje. Për Argjentinën ishte finalja e katërt e humbur brenda nëntë vjetëve.
“Për mua ekipi përfaqësues ka përfunduar”, kishte deklaruar Messi në atë kohë. “Kam bërë gjithçka që munda. Më dhemb të mos jem kampion”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë e vështirë të imagjinohet që dhjetë vjet më pas, dy ditë para ditëlindjes së 39-të, jo vetëm që Messi luan ende për kampionen e botës, por edhe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës.
Vendimi për të përmbysur atë tërheqje nga futbolli ndërkombëtar ka çuar në një epokë të lavdishme suksesi për Messin dhe vendin e tij.
Argjentina e Messi kanë fituar dy turnetë e fundit të Copa America. Dhe në vitin 2022, Messi e udhëhoqi Argjentinëndrejt Kupës së Botës. I shënoi shtatë gola, dy prej tyre në finale. Argjentina e fitoi Botërorin për herë të tretë, por për herë të parë që nga viti 1986.
40 vjet që nga dita kur Diego Maradona i shënoi dy gola në fitoren 2:1 në çerekfinale kundër Anglisë, Messi po rishkruante përsëri librat e rekordeve të futbollit, të hënën. I realizoi të dy golat në fitoren 2:0 ndaj Austrisë.
Ishte një tjetër moment i pavdekshëm i Messit.
“Më pëlqen të luaj dhe të kaloj mirë në fushë”, tha Messi pas ndeshjes. “Ne gjithashtu kënaqemi duke i parë njerëzit kështu, duke qenë në gjende t’u japim atyre këtë lloj gëzimi”.
Penalltia e humbur në minutën e tetë nuk ishte fillim i shkëlqyr. Por ajo u harrua rreth 30 minuta më pas, kur Messi me një gjuajtje të ulët realizoi golin e 17-të në Kupa të Botës. Dhe ai e kaloi Miroslav Klosen me të cilin për pak ditë ishin realizatorët më të mirë në histori të Botërorëve. Goli i 18-të nuk ishte shumë larg. E realizoi në kohën shtesë të ndeshjes me austriakët.
“Nuk kemi kohë të krijojmë shtatore për Lionel Messi ose të bëjmë analiza të thella për të në gazeta. Nuk mund ta mbajmë ritmin”, tha gazetari spanjoll i futbollit, Guillem Balague për BBC.
Natyrisht, gjithë analistët e kishin Messin në qendër të diskutimeve, njëjtë si lojtarët argjentinas.
Messi i ka 18 gola në 28 ndeshje të Kupës së Botës. Do të ishte budallallëk të vihet bast kundër tij për shënimin e më shumë golave, veçanërisht me Jordaninë si kundërshare të fundit në grup për Argjentinën që tashmë ka siguruar fazën nokaut.
Të dhëna interesante
Messi po luan në Botërorin e gjashtë dhe ka shënuar 13 gola që kur e anuloi atë vendim për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar.
Duket e pabesueshme që 12 prej 18 golave të tij në skenën më të madhe janë realizuar pasi ai mbushi 35 vjet. 14 prej golave në Botërorë janë shënuar me këmbën e majtë dhe katër me goditje të bëra jashtë zonës.
Statistikat sa shkojnë e bëhen më impresive. Ai i ka shënuar të gjithë pesë golat e Argjentinës në këtë Botëror. Ai u bë vetëm lojtari i tretë që shënon në gjashtë ndeshje rresht në Kupë të Botës, pas Just Fontaine të Francës në vitin 1958 dhe Jairzinho të Brazilit në vitin 1970.
Ai ka krijuar më së shumti raste në historinë e Botërorit – plot 76.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në Botëror është përfshirë në 12 gola. Ka shënuar dhjetë prej tyre dhe ka dy asistime.
Rekordet
Edhe në dështim, Messi thyen rekorde. Ai është në ballina për aftësitë para portës, por pati edhe disa rekorde të padëshiruara. Argjentina fitoi penallti kur Lautaro Martinez u rrëzua, por Messi gjuajti jashtë nga pika e bardhë.
“Ishte një moment kur u zemërova shumë për penalltinë, sepse e humba dhe e pranova shumë, shumë keq”, tha Messi.
“Për fat të mirë arritëm ta kalojmë atë situatë, të merrnim epërsinë dhe të merrnim tri pikët. Ai u bë lojtari i parë që humbi penallti në këtë Botëror. Tani i ka gjuajtur shtatë penallti dhe i ka humbur tri. Janë shifrat më të larta në histori të Botërorit.
Messi nuk i ka konkretizuar gjashtë prej 31 penalltive të gjuajtura për Argjentinën.
Ishte ndeshja e parë në të cilën superylli shënoi gol për Argjentinën, pasi humbi penallti.
Messi ka shumë rekorde tashmë, por ka edhe shumë për të vendosur. Mund të vendos rekord për asistime, pasi aktualisht i ka tetë, sa edhe Maradona.
Botërori ka nisur me histori për Messin dhe si i tillë pritet të vazhdojë.