Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Argjentina e nderon Lionel Messin duke i ndërprerë ndeshjet

Lionel Messi

Ekipet e futbollit në Argjentinë do ta nderojnë Lionel Messin pas pensionimit nga përfaqësuesja argjentinase.

Dhe do ta bëj këtë në mënyrë të veçantë.

Të gjitha ndeshjet që do të luhen në vikend, do të ndërpriten në minutën e 10-të dhe do të ketë duartrokitje nga tifozët për një minutë.

39-vjeçari Messi, i cili e mbajti numrin 10-të tek Argjentina, njoftoi për pensionimin nga përfaqësuesja të hënën.

Ndeshja e fundit e tetë herë fituesit të “Topit të Artë” me Argjentinën ishte finalja e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës. Argjentina u mposht 1:0. 

Messi për Argjentinën i pati 207 paraqitje. 

Ai e fitoi Kupën e Botës dhe dy Kupa të Amerikës me Argjentinën, ndërsa e mban rekordin me 125 gola. 

Me Argjentinën debutoi në vitin 2005.