Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi përshëndetet me humbje nga PSG-ja

Lionel Messi ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit në karrierë për Paris Saint-Germainin. Ai u paraqit për 90 minuta në humbjen 3:2 nga Clermonti i Elbasan Rashanit.

Pavarësisht humbjes në xhiron e fundit, PSG-ja tashmë është kampione e re e Ligue 1.

Messi largohet pas dy vjetësh aventure me PSG-në. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka fituar dy tituj kampioni me PSG-në.

Në 74 paraqitje për klubin francez, Messi ka shënuar 32 gola dhe ka asistuar në 35 raste.PSG-ja angazhoi Messin në gusht të vitit 2021 me ambicien për të fituar përfundimisht Ligën e Kampionëve. Mirëpo, skuadra është ende në pritje të këtij suksesi.

Pos Parisit, në Ligën e Kampionëve është kualifikuar direkt edhe Lensi. Marseille do të jetë në kualifikueset për “Champions”. Rennesi do të jetë në Ligën e Evropës e Lille i Edon Zhegrovës do të luajë për Ligën e Konferencës.

Auxerre, Ajaccio, Troyes dhe Angers përshëndeten nga liga.

Artikuj të ngjashëm