Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos mbetet te PSG-ja

Mbrojtësi Sergio Ramos do të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “AS” ka raportuar të premten se Ramos është pajtuar në parim për ta rinovuar kontratën me Parisin, gjë që do të bëhet zyrtare gjatë këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni, Ramos do të luajë për Parisin edhe vitin e ardhshëm. Ai do të rinovojë kontratën për një vit, me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e dytë.

Te Parisi janë të kënaqur me paraqitjet e spanjollit këtë sezon dhe kanë vendosur ta mbajnë në ekip. Në 36 ndeshje të luajtura, Ramos ka kontribuuar edhe me 2 gola e 1 asistim.

36-vjeçari është pjesë e Parisit prej verës së vitit 2021 kur iu bashkua si lojtar i lirë.