Sergio Ramos mund të largohet gjatë verës së këtij viti nga skuadra e PSG-së për ta vazhduar karrierë në ndonjë klub të MLS-së. Në mediumet franceze raportohet se PSG-ja po synon ta bindë mbrojtësin spanjoll të qëndrojë edhe më gjatë.
Por interesimi i klubeve nga kampionati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund ta bindë ish-mbrojtësin e Përfaqësueses së Spanjës të largohet nga kampionati francez Ligue 1.
36-vjeçari me PSG-në ka kontratë deri në fund të edicionit aktual. Ai po luan rregullisht për gjigantin francez, për të cilin në 36 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim. Pjesë e PSG-së është prej vitit 2021.