Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramosi pranon ofertë të madhe nga një skuadër arabe

Sergio Ramos ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në fund të këtij sezoni, por spanjolli mund të largohet si futbollist i lirë në muajin qershor.

Mediumi francez “L’Equipe” ka shkruar, të enjten, se për 37-vjeçarin, ofertë të jashtëzakonshme ka dhuruar një klub i Arabisë Saudite.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediumit francez, Al-Hilal po përgatitet për t’i ofruar qendërmbrojtësit spanjoll kontratë dyvjeçare, nga e cila Ramos do të përfitonte 30 milionë euro në sezon.

Ramosi me PSG-në në këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat.

Ka shënuar dy gola dhe e ka një asistim.