Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Nassr kontakton Ramosin

Al-Nassr ka kontaktuar përfaqësuesit e qendërmbrojtësit spanjoll, Sergio Ramos, për një kalim të mundshëm para edicionit të ardhshëm, ka njoftuar mediumi spanjoll “Marca” të premten.

Ramosit i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të këtij kampionati, ndërsa klubi lider i elitës së futbollit të Arabisë Saudite ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Në rast të transferimit, Ramosi do të bashkohej sërish me Cristiano Ronaldon.

Ramos e Ronaldo për kohë të gjatë kishin luajtur bashkë te Real Madridi.

36-vjeçari Ramos ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat me parisienët këtë edicion.

Ka dy gola të shënuar e një asistim.