Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos stërvitet i vetëm, kërkon klub të ri

Futbollisti që aktualisht është i lirë, Sergio Ramos, po stërvitet i vetëm teksa është në kërkim të një klubi të ri.

Interesim për Sergio Ramosin kanë shprehur Inter Miami i ligës MLS në SHBA dhe klube të Arabisë Saudite.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën, Ramos, mbeti pa kontratë në fund të qershorit.

Së fundmi ishte pjesë e Paris Saint-Germainit në Francë.

37-vjeçari mund të ribashkohet me Lionel Messin në Inter Miami.

Me Messin, Ramosi ishte bashkë te klubi parisien.

Edhe Ramos ëndërron të kthehet në Real Madrid Futboll Ramos ëndërron të kthehet në Real Madrid

Al-Ahli i Arabisë Saudite po ashtu është shumë i interesuar për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit, ndërsa është raportuar se do të paguhej 20 milionë euro në edicion.

Katër gola të shënuar e një asistim ishin statistikat e Ramosit me PSG-në në edicionin e fundit.