Kontrata e Yllit të Paris Saint-Germainit, Sergio Ramos, është në prag të skadimit. Ka pasur raportime se 37-vjeçari mund të transferohet në Arabinë Saudite.
Por trajneri i skuadrës parisiene, Christophe Galtier, ka konfirmuar se klubi është në bisedime për vazhdimin e kontratës me Ramosin.
“Ai na sjell shumë eksperiencë në ekip dhe është lojtar i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes. E di se kanë nisur bisedimet mes tij dhe klubit për vazhdimin e mundshëm të kontratës dhe jam shumë i lumtur me të në këtë edicion. Ai luan rol të rëndësishëm për lojtarët e rinj”, ka thënë të premten trajneri Galtier në konferencën për shtyp.
Këtë edicion, Ramosi ka tre gola të shënuar e një asistim në 39 ndeshje për PSG-në.
Iu bashkua skuadrës nga Real Madridi në verën e vitit 2021.