Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramosi do të largohet nga PSG-ja

E ardhmja e mbrojtësit Sergio Ramos te Paris Saint-Germaini është e paqartë. Klubi francez ende nuk ia ka ofruar rinovimin e kontratës, ndërsa Ramos po mendon të largohet nga Parisi në fund të sezonit aktual, ka shkruar “L’Equipe” të enjten.

Ramos tashmë po shqyrton ofertat që i ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite, vende ky po synon ta vazhdojë karrierën.

Ai në verë do të jetë lojtar i lirë dhe muajin e ardhshëm mund të firmos parakontratë me klubin e ri.

36-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua Parisit, ndërsa këtë edicion ka një gol e një asistim në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm