Sergio Ramos ka refuzuar shumë oferta muajt e fundit, pasi ëndërron të kthehet në Real Madrid, shkruan të dielën gazeta spanjolle “AS”. Rampos 38-vjeçar ka mbetur pa klub që nga vera e vitit të kaluar, pasi nuk vazhdoi kontratën me Sevillan. Spanjolli ka refuzuar oferta të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentinës, Brazilit dhe Arabisë Saudite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali së fundi është përballur me shumë mungesa shkaku lëndimeve. Eder Militao, David Alaba dhe Dani Carvajal po i mungojnë madrilenëve shkaku lëndimeve.