Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Carvajali mund të largohet nga Real Madridi

Dani Carvajal

Dani Carvajal mund të largohet nga skuadra e Real Madridit në verë, kur edhe i skadon kontrata. Kështu kanë shkruar të martën mediumet spanjolle.

Mësohet se Reali po mendon që mos t’i ofrojë spanjollit mundësinë e vazhdimit të kontratës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktualisht Carvajal i ka ftohur marrëdhëniet me trajnerin e Realit, Alvaro Arbeloa. Ai e ka lënë në stol në disa ndeshje Carvajalin. Kjo situatë nuk është duke i pëlqyer mbrojtësit të krahut.

34-vjeçari është kapiten i Realit.

Carvajal gjithë karrierën e ka kaluar në klubin mbretëror. Për një edicion ishte i huazuar te Bayer Leverkuseni. Kohët e fundit ka pasur shumë probleme me lëndime.

Në total me “Los Blancos” ka zhvilluar 438 ndeshje duke kontribuar me 14 gola dhe 65 asistime. Ka të fituar plot 26 trofe.