Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lëndohet Carvajali, pritet të përshëndetet me klubin

Dani Carvajal

Kapiteni dhe legjenda e Real Madridit, Dani Carvajal, ka pësuar thyerje të ashtit në gishtin e këmbës së djathtë dhe do të jetë jashtë fushës për dy javë. 

Mediat spanjolle kanë raportuar se ai nuk do të paraqitet në duelet ndaj Espanyolit, Barcelonës, Oviedos dhe Sevillas.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pritet të kthehet në xhiron e fundit ndaj Athletic Bilbaos në “Santiago Bernabeu”, që do të shërbejë edhe si ndeshje përshëndetëse për 34-vjeçarin. 

Carvajali nuk e ka vazhduar kontratën me Real Madridin, që i skadon muajin e ardhshëm. 

Carvajali i ka zhvilluar 448 ndeshje për Real Madridin, ndërsa ka kontribuuar me 14 gola dhe 65 asistime. 

Ai i ka fituar 27 trofe me klubin madrilen, një më pak se Luka Modriq që e mban rekordin.