Dani Carvajal nuk do të luajë për Spanjën në Kupën e Botës.
Futbollisti me përvojë nuk është në listën e zgjeruar prej 55 lojtarëve të Spanjës për Botërorin që pas një muaji fillon në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Mbrojtësi i Real Madridit, Carvajal, për Spanjën ka luajtur 52 ndeshje.
Carvajal është kapiten i Realit.
Madrilenëve i mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi.
Ai me Spanjën e ka fituar një Evropian dhe Ligën e Kombeve.