Përzgjedhësi Luis de la Fuente ka thënë se mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, mund të përfshihet në ekip për Kupën e Botës.
Por, selektori i Spanjës ka theksuar se Carvajali duhet të jetë në gjendje të mirë fizike. Carvajal aktualisht ka lëndim muskulor.
“Carvajali është figurë e rëndësishme në dhomat e zhveshjes. Kam folur me të dhe e di si është situata. Ai nuk ka lëndim serioz, por i duhet kohë për t’u kthyer në nivelin e zakonshëm”, ka deklaruar De La Fuente.
Carvajali për Spanjën luajti vetëm një ndeshje në vitin 2025.
Spanja e nis Kupën e Botës kundër Kepit të Gjelbër më 15 qershor, ndërsa në Grupin H luan edhe ndaj Arabisë Saudite dhe Uruguait.