Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallim në përmbajtje për Ligjin për Specialen, vetëm në procedurë

Vlora Çitaku

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Qeveri, para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës e ku në rend dite është edhe rishqyrtimi i Ligjit për Specialen.

Pas takimit, Çitaku ka deklaruar se në diskutimet me kryeministrin Albin Kurti nuk ka dallime në përmbajtjen rreth Ligjit për Gjykatën Speciale që po diskutohet, por vetëm në aspektin procedural.

“Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, ka thënë Çitaku para gazetarëve.

Ndryshe, takimi u zhvillua në prag të rishqyrtimit në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara i kthyer në Kuvend nga presidentja.