Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xi: Kina, Rusia dhe SHBA-ja ta ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror

Xi Jinping

Foto: Associated Press

Po zhvillohet në Shenzhen të Kinës takimi historik trepalësh mes presidentëve të Kinës, SHBA-së dhe Rusisë. 

Duke folur në hapje të takimit të shumëpritur, lideri i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se “Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të japin shembullin e bashkëpunimit për përballimin e sfidave globale, të ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror dhe të japin një kontribut më të madh në përparimin e njerëzimit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në fjalën e tij ndërkaq, se paqja nuk arrihet asnjëherë pa dialog, dhe se të tre liderët kanë zgjedhur dialogun pavarësisht mospajtimeve.

Ndërkaq lideri rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bashkëpunim konstruktiv.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Trumpi zhvillon takim bilateral me Putinin, thotë se do të ndodhin gjëra të mrekullueshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një takim të ngrohtë me homologun e tij rus, Vladimir...