Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Asnjëherë s’është arritur paqe duke refuzuar mundësitë për dialog

Donald Trump

Foto: Associated Press

Ka nisur në Shenzhen të Kinës takimit mes liderëve të SHBA-së, Kinës dhe Rusisë.

Presidenti amerikan ka deklaruar në fjalën e tij se ai, Putini dhe Xi kanë "shumë për të diskutuar", duke shtuar se ata "kanë diskutuar tashmë shumë".

Ai ka thënë më tej se si presidentë të tre vendeve më të mëdha në botë, ata kanë një "përgjegjësi të veçantë" për të ruajtur dialogun produktiv.

"Shumë shpesh udhëheqësit e mëparshëm kanë shmangur të flasin me kombet me të cilat kanë pasur mosmarrëveshje”, ka deklaruar Trumpi duke shtuar se “Ne ndiejmë të kundërtën”.

“Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar mundësitë për dialog”, ka shtuar Trumpi. 

Edhe Nis takimi historik trepalësh Trump-Xi-Putin Botë Nis takimi historik trepalësh Trump-Xi-Putin

Ai më pas ka deklaruar se është "i kënaqur" që i është dhënë mundësia për takimin e parë trepalësh midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, duke thënë se ata "vërtet po bëjnë histori".

Takimi është në zhvillim e sipër.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Trumpi zhvillon takim bilateral me Putinin, thotë se do të ndodhin gjëra të mrekullueshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një takim të ngrohtë me homologun e tij rus, Vladimir...