Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur të mërkurën në Shenzhen, përpara një takimi trepalësh të paprecedentë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Të tre liderët po marrin pjesë në një samit të udhëheqësve të Azi-Paqësorit, të organizuar nga Kina.
Xi e ka pritur të martën fillimisht Putinin, të cilin e ka cilësuar si një “mik të vjetër”.
Xi po përpiqet të ruajë një ekuilibër, ndërsa në takime do të diskutohen lufta në Ukrainë, furnizimet me energji dhe marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në.
Trumpi ka udhëruar udhëtoi drejt Kinës nga Filipinet, ku kishte marrë pjesë në një tjetër samit. Pamjet e publikuara tregojnë takimet e tij me kryeministrin indian, Narendra Modi, kryeministrin australian, Anthony Albanese, dhe kryeministren japoneze, Sanae Takaichi.
Trumpi ka thënë atje se një marrëveshje tregtare mes SHBA-së dhe Filipineve ishte “përmbyllur”, por nuk ka dhënë detaje.