Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini bën thirrje për bashkëpunim konstruktiv

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje të enjten gjatë takimit historik trepalësh me presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë kinez, Xi Jinping, në Kinë, për bashkëpunim konstruktiv. 

Sipas tij, Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund ta forcojnë stabilitetin global nëse bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive. 

Ai ka shtuar se presidenti kinez, Xi Jinping, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të diskutojnë çështjet globale dhe rajonale, si dhe sigurinë energjetike.

Agjencia e lajmeve TASS raporton se Putini beson se të tria vendet i bashkon jo vetëm statusi i tyre si shtete fituese në Luftën e Dytë Botërore, por edhe përgjegjësia për ruajtjen e paqes ndërkombëtare.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Trumpi zhvillon takim bilateral me Putinin, thotë se do të ndodhin gjëra të mrekullueshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një takim të ngrohtë me homologun e tij rus, Vladimir...