Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të dyshuarit për vrasjen në Suharekë iu gjetën fishekë e para të gatshme pas bastisjes

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Të dyshuarit për vrasjen në Suharekë gjatë së mërkurës, pas bastisjes në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë e parave të gatshme.

Atij fillimisht i është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ai dyshohet se pas një konflikti verbal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Viktima nuk arriti t'iu mbijetoj plagëve.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit ku dyshohet se rreth orës 13:03 ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Njësiti hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.