Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos vazhdon negociatat me Galatasarayn

Ish-reprezentuesi i Spanjës, Sergio Ramos pritet që karrierën ta vazhdoj në Turqi. Pasi nuk arriti marrëveshje me Beshiktashin, mbrojtësi spanjoll duket se do t’i bashkohet skuadrës së Galatasaray.

Mediumet turke kanë raportuar të hënën se Ramos është në negociatat të vazhdueshme me Galatasarayn dhe marrëveshja mes palëve pritet të arrihet brenda kësaj jave.

Ramos është i vendosur për të vazhduar karrierën në Evropë, pasi tashmë ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite.

Ai me Galatasarayn pritet të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për 12-të muaj të tjerë.

Ramos tek ekipi turk do të transferohej si lojtar i lirë, pasi muaj më parë i ka skaduar kontrata me skuadrën e Paris Saint-Germainit. 37-vjeçari ka luajtur edhe për Real Madridin e Sevillan.