Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos i lumtur me kthimin te Sevilla

Ish-mbrojtësi i Spanjës, Sergio Ramos, do të jetë pjesë e skuadrës së Sevillas për këtë edicion.

Ramos të hënën i është bashkuar Sevillas, duke thënë se ndihet i lumtur që do të jetë pjesë e kësaj skuadre. Ai ka insistuar se kthimin te Sevilla ua kishte borxh babait të tij, gjyshit dhe tifozëve të Sevillas.

Në fakt, Ramos është rikthyer pas 18 vjetësh te Sevilla, ekip prej të cilit u largua në vitin 2005. Ai si lojtar ishte zhvilluar te Sevilla, ku debutoi në ekipin e parë, përpara se të largohet drejt Real Madridit. Krahas Realit, Ramos karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini.

37-vjeçari te Sevilla është transferuar si lojtar i lirë pasi muaj më parë i skadoi kontrata me Sevillan. Ai me Sevillan ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Ramos kishte oferta edhe nga Turqia, Arabia Saudite e SHBA-ja, por në fund vendosi t’i bashkohet ekipit spanjoll.

Artikuj të ngjashëm