Mbrojtësi Sergio Ramos pritet të rikthehet në La Liga, saktësisht te skuadra e Sevillas.
“Cadena SER” ka shkruar të enjten se Ramos ka vendosur të kthehet tek ish-ekipi i tij, Sevilla, dhe parimisht ka arritur marrëveshje. Ai te Sevilla do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.
37-vjeçari me ekipin spanjoll do të firmosë kontratë njëvjeçare dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Ramos prej vitit 2021 është pjesë e Parisit, ekip për të cilin regjistroi 45 paraqitje edicionin e shkuar dhe kontribuoi me katër gola. Ramos është zhvilluar si futbollist te Sevilla, ku me ekipin e parë pati debutuar në vitin 2004, përpara se t’i bashkohej Real Madridit një vit më vonë.