Sergio Ramos, që për një kohë të gjatë ishte një prej më të mirëve te Real Madridi, do të luajë kundër ish-skuadrës të shtunën, kur lideri i ligës spanjolle viziton Sevillan.
Ndeshja ndërmjet Sevillas dhe Real Madridit, nis në orën 18:30 dhe i takon xhiros së 10-të të La Ligës spanjolle.
Real Madridi është i pari në tabelë me 24 pikë në nëntë ndeshje, kurse Sevilla në pozitën e 14-të, ka tetë pikë në po aq takime të luajtura.
Ramosi u largua nga Real Madridi në vitin 2021 me 22 trofe të fituar pas 16 sezoneve.
Ai fitoi katër herë Ligën e Kampionëve dhe pesë herë La Ligan e Spanjës.
Edhe
Sevilla siguron mbijetesën pavarësisht humbjes nga Reali
Pas dy edicioneve të kaluara te Paris Saint-Germaini, 37-vjeari Ramos iu ribashkua skuadrës së fëmijërisë në muajin e kaluar ku edhe ka gjasa ta mbyllë karrierën.
Reali po ka shumë suksese në fillim të këtij edicioni, falë edhe Jude Bellinghamit. Bellinghami ka shënuar 10 gola në po aq ndeshje në të gjitha garat, ndërsa në La Liga ka tetë gola gjithsej.
Kjo ndeshje do ta shënojë edhe debutimin e trajnerit të ri të Sevillas, uruguaianit Diego Alonso, që zëvendësoi Jose Mendilibarin gjatë pushimit dyjavor të përfaqësueseve.
Pas Realit në renditje është befasia e këtij edicioni, Girona, me 22 pikë, dy më pak se klubi madrilen dhe një më shumë se Barcelona e vendit të tretë.
Ndeshje të lehtë nuk pritet të ketë as Barcelona që ballafaqohet me Athletic Bilbaon të dielën nga ora 21:00.
Barça po ballafaqohet ende me telashe jashtë fushës, pasi presidenti aktual i klubit, Joan Laporta, është nën hetime për pagesa të miliona eurove për gjyqtarët.
Laporta ka mohuar të ketë bërë diçka të jashtëligjshme.
Edhe
Tabela në La Liga mund të marrë formë në vikend
Te Barcelona në këtë ballafaqim mund të mungojnë Robert Lewandowski, Pedri Gonzalez, Frenkie de Jong, Raphinha dhe Jules Kounde.
Girona do të luajë kundër vendit të fundit, Almerias, të dielën nga ora 16:15.