Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benitezi kthehet në “Bernabeu”

Lideri i La Ligas së Spanjës, Real Madridi, do të ballafaqohet me ish-trajnerin Rafa Benitez dhe skuadrën e tij Celta Vigo, që këtë edicion po ka telashe të mëdha.

Reali është i pari me 66 pikë, ndërsa Celta Vigo është e 17-a me 24 pikë.

Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 18:30 dhe i takon xhiros së 28-të të kampionatit spanjoll.

Në këtë takim nuk do të luajë Jude Bellingham te Reali, që është suspenduar me dy ndeshje.

Skuadrës madrilene, që drejtohet nga Carlo Ancelotti, do t’i mungojnë edhe Thibaut Courtois, David Alaba dhe Eder Militao. Militao së fundmi është kthyer në stërvitje.

Kjo është hera e parë që Benitez kthehet në “Bernabeu”, qëkur Real Madridi e shkarkoi në vitin 2016, pas vetëm shtatë muajsh në krye të skuadrës.

Benitezi u zëvendësua nga Zinedine Zidane, që arriti suksese të jashtëzakonshme me Realin.

Edhe Tabela në La Liga mund të marrë formë në vikend Futboll 2 muaj më parë Tabela në La Liga mund të marrë formë në vikend

Atletico Madridi mban vendin e katërt me 55 pikë. Atletico luan në udhëtim te Cadizi, të shtunën nga ora 16:15.

Cadizi është i 18-i me 19 pikë.

Girona, që po ashtu po lufton për titull, të shtunën nga ora 21:00 e pret Osasunan.