Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beshiktashi distancohet nga Ramosi

Sergio Ramos nuk do t’i bashkohet skuadrës së Beshiktashit, ashtu siç është raportuar në ditët e fundit.

Është skuadra turke që nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka shuar të gjitha dilemat. Beshiktashi ka pranuar se ishte në negociata me Ramosin, por ka hequr dorë nga mbrojtësi spanjoll për shkak të kërkesave të larta të tij. Ramos aktualisht është pa ekip dhe pritet së shpejti të vendosë për të ardhmen e tij.

Kohët e fundit ai ka qenë i lidhur edhe me një kalim eventual te Galatasaray dhe mbetet të shihet se a do të arrihet marrëveshja mes palëve. 37-vjeçari prej muajit të shkuar është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin. Krahas Parisit, ish-reprezentuesi i Spanjës ka luajtur edhe për Real Madridin e Sevillan.

Artikuj të ngjashëm