Newcastle po konsiderohet si njëra prej skuadrave që mund të shkaktojë befasi në afatin kalimtar të verës, me ofertën e madhe për yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar.
Sulmuesi brazilian, bashkë me Lionel Messin, u vërshëllyen nga tifozët e vet në fitoren 3:0 të gjigantit francez ndaj Bordeauxit në Ligue 1 të dielën, pavarësisht se Neymari e shënoi golin e dytë.
Neymari ishte njëri prej lojtarëve që u kritikua pas eliminimit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.
Të shtunën, mediumi spanjoll “Fichajes”, ka shkruar se Newcastle synon të shpenzojë rreth 200 milionë funte për sigurimin e shërbimeve të brazilianit.
30-vjeçari u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit kur nënshkroi kontratë me parisienët për 198 milionë funte në gusht të vitit 2017.
Edhe
Newcastle, favorit për Neymarin
Neymari vazhdon ta mbajë atë rekord, ndërsa për PSG-në ka shënuar 92 gola në 136 ndeshje në të gjitha garat.
Në edicionin aktual ka realizuar vetëm pesë gola dhe pesë asistime në 20 ndeshje të gjitha garat.