Newcastle Unitedi kishte synuar transferimin e sulmuesit të Brazilit, Neymar, para fillimit të këtij edicioni. “El Pais” ka zbuluar të mërkurën se ekipi anglez kishte kontaktuar me Paris Saint-Germainin dhe kishte shprehur dëshirën për blerjen e Neymarit.
Sulmuesi brazilian nuk e kishte të sigurt qëndrimin e PSG-së për shkak të tensioneve me krerët e Parisit dhe bashkëlojtartin e tij, Kylian Mbappe. Megjithatë, në fund, ai e kishte refuzuar ofertën e majme të Newcastlet, pasi nuk ishte bindur të transferohej në Angli.
Bëhet e ditur se Newcastlet, në total, operacioni i transferimit të Neymarit do t’i kushtonte 400 milionë euro, përfshirë edhe kontratën pesëvjeçare për brazilianin.
Artikuj të ngjashëm