Ikona e Brazilit, Neymar, ende ëndërron që të luajë në Kupën e Botës 2026 me Brazilin.
Por për të rritur gjasat për një gjë të tillë ai duhet t’i bashkohet një klubi evropian. Dhe Interi e ka ëndërr po ashtu për ta pasur në ekip superyllin brazilian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu kanë shkruar të premten mediume të ndryshme në Itali dhe Spanjë.
33-vjeçari është ende transferimi më i shtrenjtë në futboll. Ai kishte kaluar nga Barcelona te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro. Neymar megjithatë nuk është në formën më të mirë fizike.
Pati aventurë të dështuar në Arabinë Saudite ku i luajti vetëm shtatë ndeshje për Al Hilalin.
Në fillimin e këtij viti iu bashkua Santosit, klubit të fëmijërisë.
Për Santosin brazilian ka luajtur 21 ndeshje dhe ka gjashtë gola e tri asistime.
Paraqitja e fundit e Neymarit me Brazilin ka qenë para dy vjetësh, më 18 tetor të vitit 2023.
Interesim për shërbimet e Neymarit ka shprehur edhe Napoli.
Neymarit i skadon kontrata me Santosin në fund të këtij viti dhe më pas do të jetë futbollist i lirë. Ai synon t’i bashkohet ndonjë klubi deri në fund të edicionit.