Sulmuesi brazilian, Neymar, ka vazhduar kontratën me Santosin deri në fund të vitit 2026, ndërsa shpreson të marr ftesë për Kupën e Botës.
33-vjeçari u kthye në klubin e fëmijërisë një vit më parë. Neymari nuk ka luajtur për Brazilin që nga viti 2023, për shkak të telasheve me lëndime dhe formë.
Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së kishte luajtur me dhembje për të ndihmuar Santosin të mbetej në elitën braziliane vitin e kaluar. Shënoi pesë gola në pesë ndeshjet e fundit.
Më pas iu nënshtrua një operimi në gju, ndërsa shpreson të kthehet shpejtë dhe të jetë në Botëror.
“Santosi është vendi im. Jam në shtëpinë time, ka thënë Neymar.
“Me jua dua të realizoj ëndrrat që ende nuk i kam realizuar”, u është drejtuar ylli i futbollit tifozëve.