Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Neymari pëson lëndim tjetër

Neymar JR

Superylli brazilian i futbollit, Neymar, ka pësuar tjetër lëndim, pak ditë pasi zuri vend në listën e Carlo Ancelottit për Kupën e Botës 2026. 

Sulmuesi ka telashe me pulpë në këmbën e djathtë dhe menjëherë janë ngritur shqetësime nëse ai do të mund të luajë në Botëror. 

Lajmin për lëndimin e ri të Neymarit e ka bërë të ditur të enjten skuadra e Santosit. 

34-vjeçari mungoi te Santosi në ndeshjen e “Copa Sudamericana” ndaj San Lorenzos, dhe nuk pritet të paraqitet në ligë ndaj Gremios. 

Grumbullimi i Brazilit nis më 27 maj.