Përzgjedhësi Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Neymari do të mungojë në ndeshjen ndaj Marokut që luhet sonte në mesnatë.
34-vjeçari ka lëndim në pulpë dhe ende nuk është kthyer në stërvitje të plotë me pjesën tjetër të grupit.
Italiani Ancelotti ka thënë se Neymari do të stërvitet me skuadrën në javën e ardhshme.
Neymari pritet të luajë në ndeshjen e dytë të grupit ndaj Haitit, më 20 qershor.
Në grup është edhe Skocia, ndaj së cilës Brazili luan më 24 qershor.
Neymari nuk ka luajtur për Brazilin prej vitit 2023. Ai është golashënuesi më i mirë i Brazilit me 79 gola në 128 ndeshje. E ka kaluar legjendën braziliane, Pele.