Ylli brazilian, Neymar, mund të largohet nga skuadra e tij e fëmijërisë, Santosi, për t’iu bashkuar skuadrës së madhe turke, Fenerbahçe.
Mediumet turke kanë shkruar të premten se Jose Mourinho e kërkon me ngulm sulmuesin brazilian.
33-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, me mundësinë e vazhdimit edhe për një edicion tjetër.
Kjo do ta ndihmonte Neymarin që të përgatitej sa më shumë për Kupën e Botës në vitin e ardhshëm.
Neymari ka kontratë me Santosin deri në fund të këtij viti, por është raportuar se ai ka po ashtu kaluzolë që e lejon të largohet te ndonjë skuadër evropiane si futbollist i lirë gjatë kësaj vere.
Shkaku i lëndimeve, sulmuesi Neymar ka luajtur vetëm 14 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me tri gola e po aq asistime.