Futboll

Flamengo po insiston në transferimin e Neymarit

Neymar

Klubi i madh brazilian, Flamengo, po insiston në transferimin e yllit Neymar Junior.

Drejtuesit e Flamengos mësohet se kanë kontaktuar menaxherin e Neymarit.

Trajneri i Flamengos, Filipe Luis, është mik me Neymarin.

33-vjeçari Neymar në fillim të muajit pësoi lëndim dhe është i detyruar t’i nënshtrohet një operimi në gju. Ai luan për skuadrën e Santosit.

Synimi kryesor i Neymarit është që të përfshihet në listën e Përfaqësueses së Brazilit për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Paraqitja e fundit e Neymarit me Brazilin ka qenë më 18 tetor të vitit 2023.

Neymar iu bashkua Santosit në muajin janar. Ndërsa kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Santosi po planifikon që t’ia  vazhdojë kontratën ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit.