Newcastle Unitedi ka kthyer sytë kah sulmuesi i Përfaqësueses së Brazilit, Neymar. “L’Equipe” raporton se Paris Saint-Germaini tashmë ka vendosur ta nxjerrë në shitje Neymarin dhe për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.
Braziliani nuk është më i dëshirueshëm te PSG-ja dhe ekipi anglez po përgatit ofertën për transferimin e tij këtë verë.
31-vjeçari është pjesë e Parisit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Barcelona për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh. Ai tashmë e ka mbyllur edicionin para kohe për shkak të operimit të nyjës së këmbës, ndërsa me Parisin ka kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Në 29 paraqitje këtë edicion, Neymar ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 17 herë.