Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari në radarin e Cityt

Braziliani Neymar pritet përfundimisht të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë dhe, sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë në Angli.

Madje, nuk përjashtohet mundësia që ai gjatë kësaj vere t’i bashkohet kampionit të Anglisë, Manchester City. “L’Equipe” ka raportuar të hënën se Neymar tashmë është kontaktuar nga ekipi anglez, përkatësisht nga trajneri Pep Guardiola.

31-vjeçari është nxjerrë në shitje nga Parisi, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Neymar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2026 dhe është pjesë e këtij klubi prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Barcelona.

Këtë edicion Neymar ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 17 asistime në të gjitha garat.