Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi në pritje të ofertave për Neymarin

Neymar - Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germaini është ende në pritje të ofertave për Neymarin, pasi nuk po llogarit në shërbimet e sulmuesit brazilian për edicionin e ri. “L’Equipe” ka njoftuar se klubi francez është i vendosur për ta shitur Neymarin këtë verë dhe deri më tash ka kthyer prapa të gjitha ofertat për huazimin e tij.

Madje, thuhet se Parisi ka ulur edhe më shumë çmimin e Neymarit dhe tani është i gatshëm ta lërë të lirë për një ofertë deri në 60 milionë euro.

31-vjeçari ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2025, ndërsa iu bashkua në vitin 2017 nga Barcelona për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh. Edicionin e shkuar edhe pse e përfundoi para kohe, shkaku i lëndimit, Neymar shënoi 18 gola dhe bëri 17 asistime në 29 paraqitje për Parisin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm