Manchester Unitedi po e monitoron situatën e Neymarit te Paris Saint-Germaini, raporton “The Sun” të martën.
Në fakt, mësohet se Unitedi po e rivalizon Chelsean për brazilianin, i cili pritet të largohet nga Parisi këtë verë.
Te klubi francez nuk janë aspak të kënaqur me Neymarin dhe kanë vendosur të dëgjojnë ofertat për të, ndonëse për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 60 milionë euro.
31-vjeçari ka kohë që e ka mbyllur sezonin para kohe për shkak të operimit të nyjës së këmbës, ndërsa me PSG-në ka kontratë deri në vitin 2026.
Ai këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 17 herë në të gjitha garat, kurse është pjesë e Parisit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Barcelona.