Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle, favorit për Neymarin

Sulmuesi i Brazilit, Neymar pritet të jetë përforcimi i madh i Newcastle Unitedit në afatin kalimtar të verës. “L’Equipe” ka raportuar të martën se Newcastle është favorit për transferimin e brazilianit, pasi tashmë thuhet se ka mposhtur konkurrencën e ekipeve të tjera.

Mësohet se ekipi anglez ka kërkuar huazimin njëvjeçar të Neymarit me detyrim të blerjes së tij verën tjetër për 60 milionë euro.

31-vjeçari do të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint-Germaini, pasi ekipi francez nuk llogarit në shërbimet e tij dhe tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Neymar javë më parë e ka mbyllur edicionin me Parisin për shkak të operimit të nyjës së këmbës, ndërsa ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 17 herë në 29 paraqitje. Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër me Parisin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Barcelona.

Artikuj të ngjashëm