Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG nxjerr Neymarin në shitje

Sulmuesi i Brazilit, Neymar nuk bën pjesë në planet e Paris Saint-Germainit. “FootMercato” ka njoftuar se drejtuesit e Parisit tashmë e kanë nxjerr brazilianin në shitje.

Mësohet se Parisi është i gatshëm ta lirojë Neymarin për ofertën e duhur, pasi në klub nuk janë të kënaqur me sjelljet e tij.

Madje, thuhet se PSG-ja e ka ulur kërkesën për Neymarin në 50 milionë euro, gjë që tashmë ka tërhequr interesimin e skuadrave tjera.

Thuhet se Neymar pritet të transferohet në Premier League, pasi tashmë e duan Newcastle, Chelsea e Manchester City.

30-vjeçari është pjesë e PSG-së prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Barcelona, ndërsa këtë sezon ka 15 gola e 13 asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me skuadrën franceze deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm