Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea në negociata për Neymarin

Skuadra e Chelseat ka nisur negociatat me Paris Saint-Germainin për sulmuesin Neymar, raporton “L’Equipe” të mërkurën. Bëhet e ditur se Chelsea po synon transferimin e brazilianit gjatë kësaj vere.

Është trajneri Mauricio Pochettino, ai që po insiston ta ketë Neymarin nën urdhrat e tij, pasi me brazilianin ka punuar edhe te Parisi. Skuadra franceze është e gatshme ta lirojë Neymarin, nëse merr një ofertë deri në 60 milionë euro.

31-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2025 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, ndërsa është i gatshëm të largohet nga kryeqyteti francez.

Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2017, kurse edicionin e fundit pati 18 gola e 17 asistime.

Krahas Chelseat, interesim për Neymarin kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi e Newcastle.