Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea tenton Neymarin

Skuadra e Chelseat po tenton transferimin e sulmuesit Neymar në afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar të premten “The Sun”.

Bëhet e ditur se londinezët tashmë janë takuar me agjentin e Neymarit dhe braziliani është i gatshëm apër ta vazhduar karrierën në Angli.

Neymari aktualisht është pjesë e Paris Saint-Germainit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Te Chelsea po bëjnë gati ofertën për ta bindur Parisin në lirimin e Neymarit në fillim të vitit të ardhshëm.

Neymari po shihet si përforcim i madh te Chelsea dhe londinezët do ta bëjnë të pamundurën për transferimin e tij.

Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2017, kurse këtë edicion ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 13 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm